Aksidentohet gazetari Alfred Lela, jashtë rrezikut për jetën

Gazetari Alfred Lela dhe dy alpinistë janë përfshirë në një aksident pasditen e kësaj të enjte, teksa po bënin hicking në dëborë në fshatin Gjegjan, në Malësinë Mirditë-Pukë. 

Gazetari Lela dhe dy alpinistët kanë rënë në greminë nga një lartësi e konsiderueshme në zonën e Malit të Munellës, një terren mjaft i vështirë dhe i thellë malor. 

Nga informacionet paraprake gazetari Alfred Lela ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe është në pritje të ambulancës dhe policisë së shtetit që nuk kanë mbërritur ende edhe pse kanë kaluar dy orë nga ky aksident. 

Gazetari Alfred Lela në një komunikim me kolegët është shprehur se kanë humbur kontaktet me njërin nga alpinistët që ishte pjesë e grupit.

Lidhur me këtë aksident të rëndë ende nuk ka një reagim as nga Policia e Shtetit. 

Malësia Mirditë-Puke këtë periudhë të vitit është mjaft e frekuentuar kryesisht nga alpinistët.

Redaksia e SYRI-t i uron kolegut Lela dhe të lënduarve nga ky aksident shërim të shpejtë.