FOTO/ 'Doktor' Mziu shpalos fjalorin/ K…, të q…..m, K…kanari. Fyerje aktivistit të PD
Deputeti i Lulzim Bashës, Xhelal Mziu ka humbur qetësinë dhe ka shpërthyer në sharje e kërcënime ndaj një akivisti të PD.
Mziun e ka nevrikosur një mesazh që i ka dërguar Nikolin Miloti në inbox-in e Facebook.
Qytetari i ka shkruar Mziut se duke mbështetur Bashën ka hyrë në çetën e Hamza Kastriotit si tradhtar.
"Ma paq faqen e zez o Xhelal Ziu, I themi nje fjale ne nga anet tona 'te marroft zoti' hyre dhe ti ne qeten e Hamza Kastriotit, njeri minuk,,", i shkruan demokrati, Mziut.
Përgjigjja e këtij të fundit është e mbushur me fjalor rruge, fyerje, sharje, por edhe kërcënime.
SYRI sjell mesazhet +18 të dërguara nga Mziu, të denja për një ordiner rruge dhe jo politikan e deputet...e ta mendosh që është edhe doktor shkencash: