Dhurata e ëndrrave/ Vogëlushja shpërthen në lot gëzimi kur shikon se dhurata e Krishtlindjeve është një qen

Ky është momenti emocionues i një vajze të vogël e cila për Krishtlindje pranoi një qen për dhuratë të cilin gjithmonë e ëndërronte.

Ndonëse është e rëndësishme të dihet se qentë janë për gjithë jetën, jo vetëm për Krishtlindje, ndonjëherë Babadimri e di se kur është koha e duhur që ju të mirëpritni në shtëpinë tuaj një mik me gëzof.

Për të voglën, Claire Hammer, një qen kishte qenë në krye të listës së dëshirave të saj që kur ishte edhe më e vogël.

Por duke qenë se ajo edhe nëna e saj Janee kishin të dyja alergji ndaj qimeve, kjo dëshirë ishte e vështirë të përmbushej.

Fatmirësisht, Janee e mësoi së fundmi se qentë Goldendoodles – një përzierje ‘retriever-poodle’ janë hipoalergjikë.

Kjo bëri që ajo dhe bashkëshorti Craig të gjenin Nola Rose, qenushen tashmë dymuajshe që ia dhanë vajzës së tyre si një surprizë.

Çifti e mori qenushen më 17 dhjetor dhe duke qenë se nuk mund ta mbanin të fshehtë për një kohë të gjatë, vëllai i madh i Claire, Ben, 15-vjeçar, e futi atë me shpejtësi në një kuti jashtë derës dhe i ra ziles.

Kur Claire u përgjigj, ajo shpërtheu në lot gëzimi derisa Nola nxori kokën nga kutia.