'Rrno për mos me harue' - Skandalet e Qeverise 'Rama' të vitit 2021

1. Këmba përpjetë me tabanin e grisur të këpucës.

2. Manipulimi i statistikave të Pandemisë.

3. Dizinformacion me vaksinimin e popullsisë.

4. Kandidimi i kriminelëve, të korruptuarve dhe manekinëve në listën Rama 2021.

5. Emigrimi i mbi 500 mijë shqiptarëve jashtë vendit.

6. Prishja e marrëveshjes maxhorancë-opozitë për reformën zgjedhore.

7. “Blerja” e Lulzim Bashës me anë të Soros, drejtpërdrejtë dhe përmes kunatit.

8. Blerja e votave dhe kërcënimi i zgjedhësve.

9. Loja me PSD, me kryetar Non Grata nga SHBA. “Grabitja” e 3 mandateve përmes PSD.

10. Patronazhistët dhe rrjedhja e të dhënave personale.

11. Rrjedhja e listës së pagave.

12. Rrjedhja e targave të makinave.

13. Korrupsioni i shekullit me inceneratorët.

14. Kontrolli korruptiv i gjyqësorit. Loja qesharake me Murrizin dhe Hajdarin.

15. Krijimi i Akademisë së Barinjve.

16. Konsultimi qesharak me qytetaret “pas pilafit”, pra mbas dy mandatesh.

17. Marrëdhëniet vëllazërore me Vuçiç.

18. Insistimi me projektet e Minishengenit dhe më tej të Ballkanit të Hapur.

19. Kritikat e ashpra si thikë pas shpine për drejtuesit e Kosovës, duke u vënë fletërrufe përse ata janë kundër vllaznimit me Serbinë.

20. Marrëdhëniet klienteliste me Erdogan në kurriz të Europës.

21. Përpjekjet për t'u takuar me Putin si kryetar i OSBE.

22. Largimi i “ministrit të Jashtëm” Cakaj për t'i zënë vendin në krye të OSBE-së.

23. Futja në punë e bangladeshasve, por bangladeshasit nuk begenisin Shqipërinë sepse ka kushte mjerane.

24. Akomodimi në hotele me 5 yje, ndryshe nga të gjithë vendet e BE, por me porosi të Soros i afganëve.

25. Darka me Ambasadorët dhe me Gjergj Lucën ku merr pjesë edhe Juri Kim.

26. Lefter Koka arrestohet si “kokë turku” e Ramës, Veliajt, Ahmetajt dhe të tjerëve të implikuar me inceneratorët.

27. Krijimi i një Qeverie me Ministra që de facto sillen dhe i trajton si drejtorë drejtorish. Për herë të parë pas 30-vjetësh Shqipëria përballet me situatën. Kur themi qeveria nënkuptojmë Edi Ramën dhe kur themi Edi Rama nënkuptojmë gjithë shtetin.

28. Mbajtja e ekonomisë në kurriz të shëndetit të njerëzve. Vdekjet shtesë po shumëfishohen.

29. Emigrimi i popullsisë sidomos i të rinjve për të zbrazur vendin.

30.Turizëm i dhunshëm. Për herë të parë pati beteja me viktima për të zënë shezlonë në bregdet.

31. Shndërrimi i vjedhjeve të të dhënave në tendera shumëmilionësh.

32. Mbushja e institucioneve të shtetit me qindra këshilltarë, mbi 500.

33. Rritja e borxhit publik në 100%...