Lezhë, memorial për klerikët Gazulli, mbesa e tyre s'lejohet të flasë, bashkia merr rol protagonisti

Dy klerikët e njohur, Dom Palë Gazulli dhe Dom Gjon Gazulli, u përjetësuan me një memorial në qendër të fshatit Dajç të Lezhës. Mirëpo, gjatë ceremonisë së nderimit të dy klerikëve, pushteti lokal kërkoi të kishte rol protagonist, duke mos lejuar mbesën e tyre të mbante një fjalë të rastit.

SYRI TV

Dy klerikët e njohur lezhianë, Dom Palë Gazulli dhe Dom Gjon Gazulli, janë rijetëzuar nëpërmjet një memoriali të ngritur në qendër të fshatit Dajç.

Në ceremoninë e vendosjes së shtatoreve të dy klerikëve të njohur në Dajç, morën pjesë personalitete të besimi katolik në vend, zyrtarë lokal dhe banorë të lezhës.

Por duket se në këtë ceremoni, pushteti lokal kërkoi të ishte protagonist, pasi mbesa e dy klerikëve, Antoneta Gazulli, nuk u lejua të mbante një fjalë përshëndetëse përpara të pranishmëve.

Dy klerikët, Dom Gjon Gazulli dhe Dom Nikollë Gazulli – njëri u var gjatë periudhës së Ahmet Zogut e ndërsa tjetri gjatë regjimit të diktatorit Enver Hoxha.