Aksident tragjik në Itali, humb jetën babai i tre fëmijëve

Një shqiptar 38 vjeç ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik të ndodhur në vendin fqinj.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën në Villafranca të Astit në Itali, ku 38-vjeçari i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Fiat Panda” është përplasur me një mjet tjetër.

Viktimë është Klodian Tatani, babai i tre fëmijëve. Kurse, si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy persona të tjerë.

Dyshohet se në momentin e aksidentit rruga ka qenë e lagësht dhe e rrëshqitshme. Shkak për aksidentin është bërë mjeti tjetër që humbi kontrollin dhe u përplas kokë më kokë me makinën që drejtonte shqiptari. 

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin.