Vdes legjenda e gazetarisë sportive shqiptare, Vladimir Grillo

Ka humbur jetën gazetari i mirënjohur shqiptar i gazetarisë sportive, Vladimir Grillo.

Grillo mësohet se ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundje të rëndë, që vuante prej 2 vitesh.

Gazetari dhe komentatori i shquar, i qete, shumë njerëzor Vladimir Grillo për më shumë se 40 vjet ka qenë pjesë e R.T.SH.

Një kometator që sportin e përjetonte ndryshe, me një fjalor të zgjedhur dhe fjalë profesioniste.

Emocioni më i madh që ka përjetuar ky njeri i përkushtuar ndaj sportit ka qenë goli i shënuar nga Sokol Kushta në ndeshjen Partizani i Beogradit-Flamurtari me 30.09.1987, tregonte shpesh Grillo.

Ai kishte një arkivë të jashtëzakonshme me ndeshje dhe gara sporti të transmetuara.