Më e larta në historinë e SHBA-së, ja sa do të jetë shuma që Fauci do të marrë kur të dalë në pension

Këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Dr Anthony Fauci, pritet të marrë një shumë rekord të paketës së pensionit të qeverisë federale me një pagesë vjetore prej më shumë se 350,000 dollarë, që konsiderohet të jetë më e larta në historinë e SHBA-së, sipas një raporti nga Forbes . 

Pasi punoi për 55 vjet si punonjës federal, Dr Fauci, i cili mbushi 81 vjeç më 24 dhjetor, nuk ka dhënë asnjë tregues se do të dalë në pension së shpejti.

 Fauci ka drejtuar Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) të Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH) që nga viti 1984. 

Sipas raportit të Forbes , bazuar në vlerësimin në OpenTheBooks.com , karriera e gjatë e këshilltarit kryesor i jep atij të drejtën për një përfitim vjetor pensioni prej mbi 350,000 dollarë, i cili do të rritej me ndryshimet vjetore të kostos së jetesës.

Përveç kësaj, Fauci u bë punonjësi më i paguar i qeverisë për të dytin vit radhazi, duke fituar më shumë se presidenti, gjeneralët ushtarakë me katër yje, si dhe më shumë se 4.3 milionë kolegë të tij, raportoi Sputnik.

 Në vitin 2020, Fauci u pagua 434,312 dollarë si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID), nga 417,608 dollarë një vit më parë.