Bota kap shifrën rekord të rasteve të reja ditore me COVID-19
Numri i rasteve të reja ditore me COVID-19 në të gjithë botën ka kaluar një million për herë të parë që kur infeksionet u regjistruan dy vjet më parë, sipas një raporti.
Infeksionet e reja në SHBA janë rritur në nivelin e tyre më të lartë të cilat kryesisht i përkasin mutacionit të ri Omicron.
Australia gjithashtu ka shënuar një rekord të ri ditën e sotme pavarësisht masave të reja.
Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se variant Omicron dhe Delta mund të prodhojnë një cunam të rasteve me COVID-19 që do të ushtrojë presion të jashtëzakonshëm në sistemet e kujdesit shëndetësor.