Kush është shefja e parë femër e Camorrës që ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare?!
Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare siç njihej me emrin Puppeta Maresca, shefja e parë femër e organizatës kriminale në Itali e njohur me emrin Camorra.
Assunta e cila është dhe emri i saj në gjendjen civile ishte e sëmurë prej kohësh, por së fundmi nuk mundi t'i rezistojë një sulmi në zemër me gjithë ndihmën e mjekëve në spitalin San Leonardo në Castellammare di Stabia.
E veja e shefit Pasquale Simonetti , ishte protagonistja e historisë së Camorra të viteve '80 dhe nisi sfidën për Raffaele Cutolo.
Në vitin 1955, shtatzënë në muajin e gjashtë, ajo qëlloi për vdekje Antonio Esposito, i cili dyshohet se ishte përgjegjës për vrasjen e të shoqit.
E arrestuar dhe e dënuar me 13 vite e 4 muaj, ajo solli në burg fëmijën e saj të parë, Pasquale.
Kur doli nga burgu Puppeta u martua me Umberto Ammaturo , i quajtur ' i çmenduri' dhe ishte një nga kriminelët italianë më të rrezikshëm të të gjitha kohërave me të cilin kishte dhe dy fëmijë.
Por Ammaturo nuk kishte kurrë marrëdhënie të mira me djalin e madh të Pupetta-s.
Dhe kur i riu u zhduk në vitin 1974 në rrethana misterioze, të gjitha të dhënat treguan për njerkun e tij, megjithëse provat nuk u gjetën kurrë
Pupetta Maresca shfaqi hapur se ishte një rivale e Raffaele Cutolo-s dhe Camorra-s së tij të organizuar.
Assunta, e quajtur Pupetta, ishte e bija e Alberto Maresca, një kontrabandist i rrezikshëm.
Kur ishte e re Puppeta kishte fituar edhe një titull Miss-i.
Në Napoli ajo kishte dy dyqane veshjesh.
Në vitin 1967 ajo pati një përvojë si aktore filmi duke luajtur rolin e protagonistes në filmin Crime in Posillipo, me regji të Renato Parravicini, frymëzuar nga jeta e saj.
Asaj i janë kushtuar dhe disa filma të tjerë si "Sfida" nga Francesco Rosi (1958), "Çështja Pupetta Maresca" nga Marisa Malfatti dhe Riçardo Tortora që u transmetua plotësisht vetëm në 1994, "Pupetta - Guxim dhe pasion", nga Luciano Odorisio (2013), një trillim me 4 episode në të cilin Pupetta Maresca u luajt nga Manuela Arcuri.