Familja Kardashian tronditet nga vrasja brutale e menaxheres të tyre

Menaxherja e familjes së njohur Kardashian dhe shumë personazheve të tjerë të famshëm në SHBA, Angela Kukawski 55 vjeç është vrarë në mënyrë brutale nga partneri i saj.

Ajo u gjet e vdekur një ditë pasi u raportuar e zhdukur ndërsa policia arrestoi partnerin e saj 49 vjeçar.

Autoritetet shprehen se Jason Barker goditi me thikë Kukowskin më 22 dhjetor dhe më pas e zhvendosi trupin e saj , në Simi Valley të Los Anxhelosit duke përdorur makinën e tij.

“Angela ishte vërtet më e mira. Ajo kujdesej për secilin prej nesh dhe e bënte të pamundurën të dukej e mundur. Do të na mungojë në mënyrë të paimagjinueshme. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes së saj në këto kohë të vështira”, tha familja Kardashian / Jenner në një deklaratë pas lajmit për vdekjen e Kukawskit.

Zyra e ekspertizës mjekësore konfirmoi se shkaku i vdekjes së Kukawski ishte lëndimet e marra në kokë dhe në qafë nga një mjet i mprehtë dhe mbytja. 

Kukawski punonte si menaxhere biznesi në Boulevard Management me klientë të profilit të lartë duke përfshirë Minaj, Kardashians dhe Kanye West.