E fshehur diku në ishullin e largët australian të Tasmanisë, çfarë është 'Kutia e zezë e Tokës'?!

Në majë të Tokës e fshehur diku në ishullin e largët australian të Tasmanisë, një strukturë e çuditshme do të shohë dhe regjistrojë fundin e botës siç e njohim ne.

‘Kutia e zezë e Tokës’ do të shërbejë si një trashëgimi për brezat e ardhshëm apo banorët e saj të ardhshëm shkruan media greke ‘Prothema’.

‘Është me e lehtë të imagjinohet fundi i botës sesa fundi i kapitalizmit’.

Kjo frazë i përket filozofit amerikan Fredric Jameson, por që më vonë u adoptua nga kolegët e tjerë që donin të demonstronin arrogancën e elitave financiare.

Pas shpërthimit të krizës financiare globale në vitin 2008, u bë e qartë se edhe sistemet më të fuqishme duhej të ripërcaktoheshin.

Por siguria në botën në të cilën jetojmë edhe për vazhdimësinë e saj mbetet e palëkundur.

Fati i botës është vetëm një fantazi.

Është ajo që frymëzon filmat me kalimin e kohës siç është dhe filmi i fundit ‘Don’t look up’.

Në film është historia e dy astronomë që përpiqen të paralajmërojnë njerëzimin për një kometë që do të bjerë në tokë dhe do ta shkatërrojë atë, domethëne thënë me fjalë të thjeshta fundin e botës.

Njerëzit megjithatë refuzojnë ta marrin seriozisht kërcënimin.

Në ekranin e madh dhe në jetë përballja me frikën e një fundi të pakthyeshëm është e dhimbshme.

Si mund të pranohet një ngjarje që nuk mund të ndryshohet?

Dhe ky mendin është anashkaluar, ndoshta sepse askush nuk mund të parashikoj fundin e tij

. Ndoshta ngaqë të gjitha tragjeditë dhe ndryshimet që ka pësuar raca njerëzore gjatë shekujve, kanë shkruar në ADN-në e tij iluzionin e pavdekësisë së specieve.

Megjithatë vendosja e një kutie gjigante prej çelikut të zi në një fushë të veshur me granit e rrethuar me male të thepisura është kujtuesi më shurdhues i vdekshmërisë dhe fundi i pashmangshëm i planetit që ne e quajmë shtëpi.

Ky ndërtim mbledh të dhëna me synimin që disa nëse e zbulojnë në të ardhmen dhe e deshiforjnë të marrin një shije se cili ishte qytetërimi paraekzistues dhe si mori fund.

‘Kjo është Kutia e zezë e Tokës’ .

 Është ky një instilacion artistik? Eksperiment akademik? Apo është diçka tjetër?

Përkundrazi është një mjet i dobishëm për një shoqëri post-apokaliptile.

Një udhëzues për atë që speciet njerëzore nuk duhen të bëjnë kur ndërtojnë kulturën e ture.  

Për më tepër, një regjistrim i veprimeve të elitave politike dhe të biznesit mbi ndryshimet klimatike mund të ketë ndikim në njerëzimin ekzistues, nëse zgjat me shekuj.

Projekti është tërësish jo-tregtar dhe parimi i tij bazë i dizajnit është funksionaliteti, sipas Jim Curtis nga Clemenger BBDO, kompania reklamuese që ndërmori projektin në bashkëpunim me Universitetin e Tasmanisë.

“Kjo është e vërtetë. Kur i thua dikujt "Toka ka një kuti të zezë", pyetja është "pse të duhet një kuti e zezë?" dhe pastaj mendja e të gjithëve shkon në fundin e pashmangshëm. Diçka për të cilën askush nuk dëshiron të mendojë," tha Curtis.

'Kutia e zezë e Tokës'  është një monolit çeliku 10x4x3 metra i vendosur në një sipërfaqe të largët në bregun perëndimor të Tasmanisë. 

Vendndodhja nuk është e rastësishme.

 Ajo u zgjodh për shkak të stabilitetit të saj gjeologjik.

 Vende të tjera kandidate ishin Malta, Norvegjia dhe Katari.

Ideja është që lokacioni në Tasmani mund të presë "kutinë e zezë" për të mirën e një qytetërimi të ardhshëm, nëse ndryshimet katastrofike klimatike ose faktorë të tjerë shkaktojnë kolapsin e kulturës sonë. 

Vendndodhja është mjaft larg në shkretëtirë për të ofruar njëfarë mbrojtjeje nga sabotimet e mundshme, por mjaft e arritshme për ata që duan ta shohin pajisjen nga afër.

 Me kalimin e viteve, krijuesit e tij besojnë se do të kthehet në një atraksion.

Kutia është prej çeliku me trashësi 7,5 cm dhe një shtresë graniti shumë e trashë, sipas Jonathan Knibon, bashkëthemelues i ekipit Glue Society, i cili është i përfshirë në projekt. 

“Është krijuar për të jetuar më gjatë se të gjithë ne”, tha ai. 

Kutia është e mbushur me njësi magazinimi dhe ka një lidhje interneti. 

Ai do të mundësohet nga panelet diellore në çatinë e ndërtesës.

Kur dielli po shkëlqen, kutia e zezë shkarkon të dhëna shkencore dhe një algoritëm mbledh materiale për ndryshimet klimatike dhe informacione të tjera të rëndësishme nga interneti.

 Në përgjithësi, ai mbledh dy lloje të dhënash: matjet e temperaturës së tokës dhe detit, statusi i oqeanit, dioksidi i karbonit atmosferik, zhdukja e specieve të ndryshme dhe ndryshimet në menaxhimin dhe modifikimin e mjedisit natyror dhe kafshëve të egra.

Ai gjithashtu regjistron vëzhgime mbi popullsinë njerëzore, konsumin e energjisë dhe pajisjet ushtarake, regjistron konflikte dhe luftëra, mbledh të dhëna të tilla si titujt e gazetave, postimet e mediave sociale dhe lajmet nga ngjarjet politike si samitet dhe më shumë.

Duke përdorur kompresimin dhe arkivimin, zhvilluesit vlerësojnë se do të ketë kapacitet të mjaftueshëm për të ruajtur të dhënat për 30 deri në 50 vitet e ardhshme. 

Ata tashmë po eksplorojnë mënyra për të zgjeruar kapacitetin duke adoptuar metoda afatgjata të ruajtjes, të tilla si shkrimi në "pllakë çeliku".

 Kjo do të bëjë të mundur ruajtjen e të dhënave për qindra, nëse jo mijëra vjet.

Ideja është nëse Toka rrëzohet si rezultat i ndryshimeve klimatike apo për shkak të një meteori, qoftë edhe nga një fatkeqësi bërthamore, ky regjistrues i pathyeshëm do të jetë aty për këdo që ka qëndruar ose për këdo që viziton planetin vite apo shekuj më vonë. 

"Kutia e zezë" do të regjistrojë si mbrapa ashtu edhe para në kohë, për të dokumentuar se si Toka u shemb, duke nxjerrë të dhënat historike të disponueshme nga interneti.

Pajisja është gati, megjithëse vendi ku do të vendoset për mbrojtje ka ende nevojë për punë.

Sidoqoftë, hard disqet kanë filluar tashmë regjistrimin, duke filluar me Konferencën e Klimës COP26 në Glasgow nëntorin e kaluar.

Edhe sikur të zbulohet shekuj më vonë “Kutia e Zezë e Tokës”, një objekt i çuditshëm në ngjyrën e ndryshkut, me panelet diellore joaktive për shumë vite, nuk do të kuptohet se për çfarë bëhet fjalë. 

Nuk do të ketë asnjë kornizë referimi për atë që është brenda ose si të deshifrohet materiali që është brenda.

Ata që kanë punuar mbi idenë e pranojnë se kjo është një pyetje që i mundon. 

“Është e pamundur të parashikohet se kush apo çfarë do ta gjejë. Por edhe nëse një specie inteligjente e gjen atë, mund të supozojë se nuk do të jetë e dobishme nëse nuk zbulohet nga dikush ose diçka ... me aftësinë për të kuptuar dhe interpretuar simbolikën bazë."

Gjithsesi, fitimi i aksesit në pjesën e brendshme të kutisë nëpërmjet shtresës së çelikut prej tre inç të trashë, kërkon njëfarë zgjuarsie. 

Zhvilluesit supozojnë se kushdo që është në gjendje ta hapë atë do të jetë gjithashtu në gjendje të interpretojë simbolet bazë.

Megjithatë, për të rritur shanset që pajisja të jetë e dobishme për ata që do ta gjejnë, ata do të ndërtojnë një sistem elektronik leximi, i cili do të jetë brenda kutisë dhe do të aktivizohet nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit.

 Në këtë mënyrë, edhe nëse kalojnë qindra vjet, pajisja do të ndizet përsëri.

Sapo "kutia e zezë" të funksionojë, baza e të dhënave në rritje do të jetë e aksesueshme përmes një platforme dixhitale. 

Plani është që të gjithë të interesuarit të mund të vizitojnë faqen. 

Ka veçori të tjera që ekipi po përgatit, si transmetimi i statistikave përmbledhëse për periudha më të gjata kohore dhe ekzistenca e një "rrahje zemre" që do të tregojë se kutia është aktivizuar dhe po regjistrohet në mënyrë aktive.

Dhe disi, edhe me këtë ndjenjë ankthi, jeta vazhdon./ Marrë nga Prothema.gr