COVID/Universiteti amerikan Johns Hopkins bën një zgjedhje të veçantë për të shpjeguar efektin e vaksinave

Universiteti prestigjioz amerikan Johns Hopkins ka zgjedhur një fragment nga filmi i njohur “I vetëm në shtëpi” për të shpjeguar efektivitetin e vaksinës kundër varianteve të COVID-19.

 Në videon e publikuar nga Hopksins shihet protagonisti i filmit Kevin që hedh “kanaçe me vaksina dhe përforcues” ndaj hajdutëve, të quajtur Delta dhe Omicron. 

 “Merrni dozën e tretë që sistemi juaj imunitar të mos jetë i ‘vetëm në shtëpi’”, shkruan universiteti në rrjetet sociale.