Genc Gjokutaj: Kushtetuesja do ta rrëzojë kërkesën për shkarkimin e Metës! Ja arsyet juridike

Avokati Genc Gjokutaj tha se në kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nuk ka asnjë arsye të qenësishme juridike që ta motivojë këtë akt.

I ftuar në emisionin ‘Now’, Gjokutaj u shpreh i bindur se Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë kërkesën për shkarkimin e presidentit, pasi nuk ka bazë juridike.

Sipas Gjokutajt, presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje të rëndë, për të cilën siç thuhet në Kushtetutë, mund të arrihet deri në shkarkimin e tij.

Gjokutaj: Vetëm shkelje të rëndë nuk ka në aktin e shkarkimit të Metës. Kushtetuta jonë nuk e ka të sqaruar çfarë konsiderohet shkelje e rëndë. Gjykata Kushtetuese ka për detyrë të caktojë një precedent se cila është ajo shkelje e rëndë që të shkaktojë shkarkimin e presidentit. Nuk shkarkohet presidenti për etikë. Sfurqet ishin figurë letrare për të treguar se situata është agravuar. Kushtetuesja është në provë për të treguar se është mbi palët. E them me bindje se do ta rrëzojë kërkesën e parlamentit, për arsye juridike.