Panik në ajër/ Pasagjeri tenton të hapë derën e avionit, zbuloni arsyen e çuditshme (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një avion teksa ishte në fluturim.

Një pasagjer u përpoq të hapte derën gjatë udhëtimit për në Tuzla sepse nuk donte të ndalonte në Beograd, kryeqytetin e Serbisë.

Aeroplani ishte nisur nga Billund i Danimarkës për në Tuzla. 

Burri është ndaluar shpejt nga ndërhyrja e ekuipazhit të kabinës.

Por pasi burri është penguar, të njëjtën gjë ka tentuar që të bëjë edhe gruaja e tij.

Sakaq pas uljes në aeroportin e Beogradit, të dy janë arrestuar nga policia.