Muçi: Harta gjyqësore nxit largimin masiv të shqiptarëve. Hazizaj: Drejtësia aktuale në kolaps

Ish-gjyqtari Besnik Muçi dhe konstitucionalisti Sokol Hazizaj, të ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço, folën për krijimin e mundshëm të hartës së re gjyqësore në vend.

Muçi theksoi se harta gjyqësore nxit largimin masiv të shqiptarëve, sepse nuk ka më gjykata në rrethe, por të përqendruara në disa qendra urbane kryesore.

Ndërsa, konstitucionalisti Hazizaj vlerësoi se drejtësia aktuale është në kolaps.

Besnik Muçi: Hartën e re gjyqësore duan ta promovojnë dashnorët e reformës në drejtësi. Drejtësia u rithemelua dhe prapë këta që e bënë, iu thonë shqiptarëve se drejtësia ndodhet sërish në kolaps. Duke mos iu dhënë shërbime shqiptarëve, po nxitet shpopullimi i vendit, duke mos shkuar në gjykatën vendore, nxitet largimi i njerëzve. Prs qytetari në Sarandë duhet të bëjë 100 kilometër për një çështje gjyqësore.

Sokol Hazizaj: Reforma në drejtësi nuk është analizuar mirë. Drejtësia aktuale është në kolaps. Shteti ka humbur autoritetin e tij. Po mohohet aksesi në gjykatë.

Sot jemi përpara një drame të madhe shoqërore, duke hequr dorë nga gjykatat do zgjidhen problemet me mënyra johumane.