Tërmet i fuqishëm 5.3 ballë trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Greqia nuk po gjen qetësi, ku edhe pasditen e sotme ishulli i Kretës është tronditur nga një tërmet me magnitudë 5.3.

Sipas mediave greke, tërmeti i fuqishëm ka prekur zonën e Arvit jugperëndimor, në orën 17:47 të së mërkurës.

Thellësia e tërmetit përllogaritet të ketë qenë 59.1 km.