Rekord në Greqi/ 28.828 raste të reja dhe 72 viktima nga Covid

Një tjetër rekord i zi nga Covid është në Greqi gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë atje njofton se janë shënuar 28.828 persona të infektuar me Covid.

Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 72 qytetarë.

Në të njëjtën kohë, 620 pacientë të intubuar në Repartet e Kujdesit Intensiv arrijnë në 620 .

Ata kryen 398,632 teste me pozitivitet që qëndronte në 7.23%.

Nga totali i rasteve, 12,848 ndodhen në Atikë (9,882 dje) dhe 3,496 në Selanik (2,665 dje).

Kujtojmë se dje, të martën, janë regjistruar 21.657 raste, një numër më shumë se dyfishi i 9.284 që u regjistruan të hënën.