‘Porti i Durrësit do shkojë për skrap!’/ Këlliçi: Në 8 janar të ndalim së bashku fundosjen e Shqipërisë!

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar ashpër pas publikimit të negociatave sekrete për faljen e Portit të Durrësit te investitorët arabë.

‘Porti i Durrësit, aseti më i madh i ekonomisë kombëtare, do të shkojë për skrap’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Gjithashtu deputeti demokrat ka renditur si një arsye më shumë këtë skandal të fundit, dhe fton shqiptarët t'i bashkohen protestës kombëtare të 8 janarit.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Porti i Durrësit, aseti më i madh i ekonomisë kombëtare, do të shkojë për skrap.

Në ndërrimin e viteve presim të shohim një spektakël  qeveritar, ku kryehajduti do të na e shesë këtë aferë koncensionare si shpëtimin e Shqipërisë.

Qeveria nuk administron asgjë. Shqipëria është dhënë e gjitha me koncension.

Prandaj ulërin nevoja për opozitë. Një opozitë që është në gjendje të ndalë shitjen e Shqipërisë me një trokitje gotash në një darkë bifteku.

Kjo është një qeveri tradhtare me një kryeministër ikonë e korrupsionit në Europë.

Kjo është një arsye më shumë që shqiptarët t'i bashkohen protestës kombëtare të 8 Janarit.

Të ndalim së bashku fundosjen e Shqipërisë!