'Qendra Dea'/ Dizdari: Protestova 12 ditë dhe mora heshtjen vrastare! Abilekaj: Gjeneza fillon me prishjen e TK

Të ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, kompozitori Limos Dizdari dhe gazetari Enton Abilekaj kanë hedhur dritë mbi dhunimin e qendrës së artit DEA në Ksamil, nga ana e qeverisë.

Kompozitori Dizdari theksoi se asgjë nuk ka arritur nga protesta e tij 12 ditë rresht para kryeministritsë, përveç heshtjes vrastare të institucioneve.

Ndërkohë Abilekaj theksoi se ‘e gjitha kjo që ka ndodhur me qëndrën Dea në Ksamil e ka gjenezën që me prishjen e Teatrit Kombëtar, ku sipas tij, meqë zoti Dizdari doli kundër prishjes së Teatrit Kombëtar ndodhi dhe kjo që ndodhi.

Dhunimi i qendrës së artit DEA në Ksamil. Të ftuar kompozitori Limos Dizdari dhe Enton Abilekaj, Drejtor i Dosja.al

Ferko: Protesta i vetëm 12 ditë rresht para kryeministrisë, ku ju çoi kjo lëvizje?  

Dizdari: Në asgjë më çoi, drejt hiçit. Në një heshjte vrastare nga ana e pushtetit. Asgjë edhe pse bëra të gjitha përpjekjet si ëndërrues, si një veprimtar, si një njeri që e dua vendin tim, popullin, kulturën kombëtare dhe është e pamundur shumë e vështirë.

I jam drejtuar të gjitha zyrave juridike të institucioneve përgjegjëse 42 letra pa asnjë përgjigje. Apsolutisht nuk të japin.

Ishte një ëndërr shumë e mirë e jona si burrë e grua dhe kemi investuar të dy 23 vite rresh, pasi ishte shkatërruar dhe ne e ngritëm në një qëndër arti të vërtetë dhe e quajtëm teatrin Dafina. Në mes të oborrit është një dafinë e madhe dhe personifikon lavdidë dhe lumturisë personale dhe suksesit të njeriu.

Kemi bërë sallonin e veprave të artit ‘Abrahim Buza’, një bibiliotekë të pasur me rreth 10 mijë tituj librash.

Kam pasur shumë dhurata nga kontaktet e mia me të huajt dhe artistët vendas por edhe kam blerë shumë.

Na nxorën jashtë pasi ne ishim në një vizitë mjekësore të gruas Adrianës, kur na thanë hajdeni se po shkulin hekurat dhe kanë hyrë brenda. Ajo qytezë duhet falënderuar pasi 23 vite nuk humbi një majë gjilpëre atje. Më thonë që veprat e artit mbi 300 vepra arti janë atje brenda. Ajo është pronë e popullit.

Abilekaj: E gjitha kjo e ka gjenezën që me prishjen e Teatrit Kombëtar. Meqë zoti Dizdari doli kundër prishjes së Teatrit Kombëtar ndodhi dhe kjo që ndodhi. Që konfederata paska bërë namin dhe e paska dhënë me qera, atëherë i njihet dhe e drejta e pronës.