Fansat janë të bindur që Kylie Jenner është bërë përsëri nënë

Fansat arritën në përfundimin se Jenner lindi fëmijën e tyre të dytë pasi panë historinë në Instagram të të dashurit të motrës më të madhe të Kardashian - muzikantit Travis Barker.

Ai postoi një foto ku tregonte një pjesë të magjisë së Krishtlindjes dhe fansat nuk mund të mos e dallonin një biberon në tavolinë.

Fotoja është shpërndarë edhe në faqen e fansave të Kardashian dhe në përshkrimin e postimit fansat pyesin se i kujt është biberoni?

Shumë e komentuan njoftimin, duke theksuar se Kylie duhet të ketë lindur.

Kylie Jenner dhe i dashuri i saj Travis Scott u ndanë në tetor 2019 dhe vendosën të rinovojnë lidhjen këtë verë.

Shumë spekuluan se arsyeja e pajtimit ishte shtatzënia e re e Kylie, e cila u konfirmua përfundimisht.