Koronavirusi ‘kosit’ Barcelonën, Xavi do të duhet të thërrasë lojtarë nga ekipi B

Barcelona është në telashe të mëdha pasi shtatë futbollistë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe numri mund të rritet në ditët në vijim.

Pas një pauze të shkurtër për shkak të Krishtlindjeve, futbollistët e Barcelonës u shfaqën në stërvitje dhe La Liga urdhëroi të gjitha klubet të testonin lojtarët.

 

Barcelona kaloi me të keqen duke qenë se shtatë lojtarë janë pozitivë.

Fillimisht Jordi Alba, Clement Lenglet, Alejandro Balde dhe Dani Alves morën vesh se kishin rezultuar pozitiv dhe më pas këtë mëngjes e njëjta gjë iu tha Ousmane Dembele, Samuel Umtiti dhe Gavit.

Të gjithë duhet të izolohen për 14 ditë dhe do të mungojnë në duelet me Mallorca më 2 janar, Linares Deportivo në Kupën e Mbretit më 5 janar dhe Granadën më 8 janar. Ata do të rikthehen të luajnë më 13 janar në Superkupën e Spanjës kundër Real Madridit.

Trajneri Xavi do të duhet të thërrasë disa lojtarë nga ekipi B për ndeshjen, por edhe gjashtë të lënduar (Sergi Roberto, Sergino Dest, Memphis Depay, Ansu Fati, Martin Braithwaite dhe Pedri) dhe të pezulluar Sergio Busquets për ndeshjen kundër Mallorca.