Irfani fut kasetën e Bashës dhe gënjen publikun sikur është Live

Me një mashtrim të denjë për media në diktature News24, televizioni i Irfan Hysenbelliut transmeton kasetat e edituara të takimit të deputetit Lulzim Basha në Peshkopi, duke i shitur ato sikur janë live.

Por në fakt, takimi i Bashës ka disa orë që ka përfunduar.

Të gjitha mediat janë penguar të filmojnë sot takimin apo ta transmetojnë atë live për shkak të sallës që nuk ishte mbushur plotësisht dhe frikës së Bashës nga mbështetësit e Berishës që mund te ishin prezent në këtë takim.

Kthimi i Bashës në kohen e bravave dhe kasetave të edituara janë praktika të së shkuarës që nuk kane asnjë lidhje me tashmen apo te ardhmen.

Por mashtrimi i opinionit nga News24 duke shitur kaseta të edituara sikur janë evente live përbën një rekord të padëgjuar më parë të përdorimit të një televizoni si mjet mashtrimi të denjë vetëm për kohërat e diktaturës.