Grabitet shtëpia e këngëtares kosovare

Këngëtares së njohur shqiptare, Adelina Berisha, i ka ndodhur e papritura!

Mbrëmjen e së enjtes asaj i janë futur grabitësit në shtëpinë e familjes së saj në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës sa familja kanë qenë në një aheng familjar.

E kontaktuar nga portali Telegrafi, Berisha ka dhënë detaje mbi ngjarjen e djeshme.

“Po, është e vërtetë që hajdutët kanë thyer mbrëmë shtëpinë e familjes tonë. Ne kemi qenë në një aheng familjar në Marigonë dhe në momentin e grabitjes, asnjë person s’ka qenë në shtëpi”, tha Berisha për Telegrafin.

Ajo tregoi gjithashtu se i janë vjedhur para kesh dhe gjësende në vlerë, teksa policia ka nisur të hetojë rastin.

“Janë vjedhur 10 mijë euro kesh dhe stoli ari, por e rëndësishme është që familja ime është mirë dhe dëmi ka qenë vetëm material. Policia e Kosovës po merret me hetimin e rastit”, ka përfunduar këngëtarja.