Instagrami zbulon 10 fotot më të pëlqyera të vitit 2021

Viti 2021 po largohet dhe rrjeti social Instagram ka zbuluar 10 fotot që janë pëlqyer më shumë gjatë këtij viti. 

Në veçanti janë postimet e të famshmëve të cilët kanë një ndikim të madh në këtë rrjet social.

Në krye të listët qëndron fotoja kur Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez njoftuan se janë në pritej të binjakëve.

Në vend të dytë qëndrojnë fotot e dasmën së këngëtares Ariana Grande.

Këtu janë dhjetë postimet më të njohura në Instagram:

1. Binjakët e Christiano Ronaldos

2. Dasma e Ariana Grandes

Këngëtarja ka habitur fansat e saj kur ka postuar foto nga dasma e saj me Dalton Gomez. Dasma u zhvillua në shtëpinë e saj në Kaliforni me 20 të ftuar.

3. Testi i shtatzënisë së Kylie Jenner

Pas shumë spekulimeve nëse Kylie Jenner ishte në pritje të fëmijës së dytë, 24-vjeçarja u dha fund thashethemeve duke postuar një video në të cilën tregonte një test shtatzënie i cili ishte pozitiv.

4. Billie Eilish bëhet bjonde

Këngëtarja braktisi ngjyrën jeshile dhe të zezë në flokët e saj dhe u bë bjonde. 20-vjeçarja shkroi krahas fotos: “Më kafshoni”.

5. Lionel Messi nënshkruan për Paris Saint-Germain

6. Billie në kopertinën e Vogue

Këngëtarja ka shokuar fansat e saj kur pozoi si asnjëherë më parë me një korse për revistën Vogue

 7. Messi me trofeun e Kupës së Amerikës

8. Lionel Messi largohet nga Barcelona

Asi argjentinas bëri të ditur se do të largohej nga Barcelona pas 21 vitesh.  “Do të kisha dashur të qëndroja dhe bëra gjithçka për të, por në fund nuk ndodhi” shkroi ai në foton që renditet në vendin e tetë përsa I përket pëlqimeve.

9. Montana sirena

E vetmja llogari që nuk I përket një personazhi të njohur. Montana, një sirenë profesioniste, postoi një video të saj duke i dërguar një puthje një fëmije nga një akuarium.

10. Mesazhi i Spidey-t për ditëlindjen për Zen

Ylli i “Spiderman”, Tom Holland i uroi ditëlindjen koleges Zendaya me një foto të tyre nga prapaskenat.