VIDEO-FOTO/ Pritja entuziaste në Vlorë, Berisha: Viti që vjen do të jetë më i mbarë

Liderit historik demokrat, Sali Berisha iu rezervua një pritje entuziaste që kur mbërriti në Vlorë.

Ai u prit me simbolin e demokratëve, dy gishtat lart.

“Ne kemi simbolet tona, flamurin kombëtar, flamurin e PD dhe dy gishtat lart, besimin tonë te fitorja,” tha Berisha.

“U uroj qytetarëve të Vlorës, kudo që janë, këto festa me besimin më të madh se viti që vjen, do të jetë një vit më i mbarë, siç po përfundon ky, me zhvillime në lartësinë e idealeve të shqiptarëve.

Rroftë Vlora!” tha Berisha.