VIDEO-FOTO/ Aksident tek RTSH, makina përplaset me kangjellat

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure, në qendër të Tiranës.

Një makinë është përplasur me kangjellat në trotuar dhe me pemën, te kryqëzimi i RTSH-së.

Këto janë pamjet që sjell fotografi Malton Dibra i Agjencisë LSA, ku shihet se makina ka marrë dëmtime të mëdha, e ndërsa nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar si edhe rrethanat e aksidentit.