Korrupsioni i madh që po çon drejt shuarjes, kadastrat e komunave të Kosovës

Prishtinë - Zyrave Kadastrale Komunale, si pjesë përbërëse të Agjencisë Kadastrale të Kosovës për të cilat u raportua se pati shumë dallavere ndër vite, duket se po iu vjjen fundi. Kjo pasi Qeveria e Kosovës përmes një projektligji i cili parashikohet t'i shkojë Kuvendit të Kosovës në fillim të vitit 2022, pritet që kompetencat e deleguara nga Agjencia Kadastrale nëpër komuna, t'i rikthejë sërish tek ajo, shkruan Syri.net Kosova.

Syri.net Kosova, përmes burimeve të veta mësoi se projektligji është gati dhe se i njejti është dërguar për konsultim në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Po ashtu, për të njejtin projektligj, Qeveria e Kosovës ka ftuar edhe diskutim publik nga data 22 dhjetor deri me 17 janar. Shih dokumentin në fund.

Syri.net Kosova, ka kontaktuar me zëdhëndësin e Qeverisë së Kosovës, për të marrë informacione se si po zhvillohet ky proces, mirëpo ai nuk ka qenë i mundur të kontaktohej deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi 

Po çfarë është Agjencia Kadastrale e Kosovës?

Agjencia Kadastrale e Kosovës është autoriteti qendror për mirëmbajtjen e bazës së të dhënave kadastrale, për mirëmbajtjen e regjistrave pronësorë, për hartografi dhe GIS, për sistemin e unifikuar të adresave, për infrastrukturën kombëtare të informacioneve hapësinore dhe për administrimin e Infrastrukturës së Teknologjisë së Informacioneve (TI) respektivisht qendrës së parë dhe të dytë të të dhënave.

Si institucion i nivelit qendror, kjo agjenci operon në kuadër të MMPHI, ministri kjo që udhëhiqet nga ministri Liburn Aliu.

AKK ka kompetenca për nxjerrjen e udhëzuesve dhe kornizave të punës lidhur me të gjitha veprimtaritë kadastrale, është përgjegjëse për trajnimin dhe certifikimin e zyrtarëve në Zyrat Kadastrale Komunale për operim në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovës (SIKTK) dhe për trajnimin, certifikimin dhe licencimin e gjeodetëve dhe kompanive gjeodete për ofrimin e shërbimeve kadastrale.

Duke u bazuar në Ligjin për Kadastër, Agjencia e Kadastrave i ka deleguar tek Zyrat Kadastrale, detyrat për regjistrimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovës.

Si funksionuan zyrat kadastrale në kuadër të komunave?

ZKK-të ofrojnë shërbime për persona fizikë dhe juridikë si dhe për institucionet publike në 35 nga 38 komunat e Republikës së Kosovës, ndërsa në tre komuna, respektivisht në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveqan edhe krahas përpjekjeve të AKK-së, administrimi i kadastrës nuk po bëhet konform legjislacionit të Republikës së Kosovës.

Si rezultat i kësaj dhe me qëllim ofrimin e shërbimeve kadastrale për qytetarët e këtyre tri komunave, AKK duke u bazuar në Ligjin për Kadastër ka vendosur që të pranojë kërkesat e qytetarëve të tri komunave veriore dhe për to të lëshohen dokumente kadastrale dhe pronësore si dhe të bëhet mirëmbajtja e Regjistrit të të Drejtave mbi Pronat të Paluajtshme. 

DOKUMENTI