Edhe Artan Hoxha në takim/ Bylykbashi: Përvjetor i veçantë i PD-së

Partia Demokratike e Durrësit festoi dje 31-vjetorin e themelimit në një ceremoni ku ishte i pranishëm lideri historik, Sali Berisha.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe analisti Artan Hoxha.

Ndërkohë, deputeti Oerd Bylykbashi e quajti këtë përvjetor të veçantë.

“Gëzuar 31-vjetorin PD dega Durrës!

U bëmë bashkë themelues, drejtues, kontribuues ndër vite dhe anëtarë të rinj.

Më 11 dhjetor 2021 Kuvendi Kombëtar vendosi rithemelimin e PD mbi bazën e idealeve dhe parimeve që na bashkuan 31 vite më parë, ndaj ky përvjetor ka një vlerë të veçantë.

Gëzuar dhe gjithmonë bashkë!” shkruan ai.