70% e rasteve Omicron, Greqia afron datën e vendosjes së kufizimeve

Masat që ishin vendosur të hynin në fuqi më 3 janar 2022 në shtetin fqinj, Greqi do të zbatohen nga nesër.

E thënë thjesht nga ora 06:00 e ditës së enjte (30 dhjetor) restorantet do të jenë të hapura deri në orën 12:00.

Përjashtim bën nata e ndërrimit të viteve, pasi lokalet do të jenë të hapura deri në orë 2 të mëngjesit, por pa muzikë.

Për njoftime më të detajura në lidhje me këto masa, ministri grek i shëndetësisë Thanos Plevris do të ketë një konferencë shtypi në orën 15:00 me orën lokale.

70% e rasteve i përkasin varianti “Omicron”, theksojnë zyrtarët e qeverisë greke dhe shtojnë se në të njëjtën kohë 3-4000 raste – nga 21657 të shpallura dje – i përkasnin mutacionit Delta.

Nga ky mutacion, shumica dërrmuese e pacientëve janë në Kujdesin Intesiv.

 Sipas të dhënave që disponohen shkruajnë mediat greke ka optimizëm se me përhapjen e Omicron, sëmundjet e rënda që kanë nevojë për shtrimin në Repartet e Kujdesit Intensiv dhe mundësisht intubacion do të reduktohen.