Basha blen pjesëmarrës për takimin/ Manjani: Nuk e mbështet kush Nulin

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar një takim në Dibër, duke e shitur në mediat e tij si një kërkesë të bazës.

Por e vërteta është ndryshe.

Njerëzit e Bashës po japin miliona në mënyrë që të ketë pjesëmarrës në takim.

Në lidhje me këtë situatë skandaloze dhe komike ka reaguar analisti Ylli Manjani.

“E mo mirë si bëni dhe ju!

Ta hanë ca dibranë një pulë fushe për Vit të Ri. Ja u bë sebep Nuli që edhe ata ta hanë një pulë… Po të mos kishte çatur këto shpenzimet për brava, do ua kishte bërë pulë deti…

Apo keni hall se mos na fyhen dibranët?!

Mos e vrisni mendjen se nuk fyhen ata jo. Pulën ta hanë po zemrën s’ta japin.

Nuk i jep kush mbështetje një hiçi! As me lekë e as me pula…

Kaq. Këtu mbaron filmi!

Hajde gëzuar, gëzuar!” shkruan ai.