‘Princi i errësirës’ këngëtari me famë botërore vendos të hyjë në botën e kriptomonedhave
Këngëtari me famë botërore Ozy Osborne i njohur si "Princi i errësirës' ka njoftuar përpjekjen e tij të parë në industrinë e kriptovalutës.
Osborne ka nxjerr në treg Cryptobatz një koleksion prej 9666 NFT unike të krijuara nga vetë ikona të cilat do të jetë të disponueshme për t'u blerë muajin e ardhshëm.
Koleksioni është një kujtesë nga incidenti famëkeq i tij të kafshimit të lakuriqit të natës.
Më 20 janar 1982, Ozzy u kafshua në kokë nga një lakuriq nate gjatë një koncerti në Auditoriumin Memorial të Veteranëve në Des Moines, Iowa .
Cryptobatz vjen me një ndryshim : pronarët do të jenë në gjendje të krijojnë një NFT të ri të quajtur «MutantBatz» duke shkëmbyer Cryptobatz me koleksione të tjera.
NFT-të janë një lloj aktivi dixhital ku pronësia regjistrohet në një zinxhir dixhital.
Çdo NFT është unik dhe mund të konsiderohet si material kolektiv që nuk mund të riprodhohet, duke e bërë atë unik dhe potencialisht të vlefshëm.
NFT-të mund të përfaqësojnë skedarë dixhitalë, si vepra arti, audio, video, postera, art albumesh dhe forma të tjera të punës krijuese.
Shumica e NFT-ve janë pjesë e blockchain Ethereum, që do të thotë se ato blihen dhe shiten duke përdorur Ether, një kriptomonedhë.