Skandali në Dibër/ Miliona lekë për të marrë pjesë në takimin me Bashën

Deputeti Lulzim Basha ka njoftuar mediat pranë tij se sot do të jetë i pranishëm në Dibër, pasi e ka ftuar baza.

Por njeriu që nuk ka dalë jashtë selisë për muaj të tërë, po mashtron opinionin publik pasi historia e vizitës së tij në Dibër është krejt ndryshe.

SYRI ka denoncuar se njerëzit e Bashës po paguajnë miliona në mënyrë që të sigurojnë persona për të marrë pjesë në takim, nuk ka rëndësi përkatësia politike.

Në kushtet kur Basha e ka humbur partinë, anëtarësia e ka braktisur totalisht. Por burimet thanë se Xhemal Gjunkshi po blen njerëz për takimin e Bashës.

Në Lagjen e Tregut në Peshkopi, miku i Gjunkshit, Gent Gazidede ka marrë dy milionë lekë të vjetra për të blerë njerëz pa dallim politik për takimin e nesërm.

Kujtojmë se Xhemal Gjunkshi është përfolur për korrupsion nga burime të Ambasadës Amerikane gjatë kohës kur shërbente si Shef Shtabi i Ushtrisë.

Në atë kohë ai përflitej se merrte para nga rrogat e ushtarëve shqiptarë që shkonin për të shërbyer në Irak dhe Afganistan.

Me sa duket këto para përdoren sot për të blerë mbështetjen e munguar për Lulzim Bashën.