Klopp i zhgënjyer: Nuk ngjanim me veten, kishte shumë lojtarë nën nivel

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp dha një prononcin pas humbjes1-0 me Leicester në ndeshjen e xhiros së 20-të të Premier Leagues angleze, ku u shpreh se “TheReds” nuk i ngjanin vetes në këtë ndeshje dhe se shumë lojtarë ishin nën nivelin e tyre.

Ishte një ndeshje që tifozët e Liverpool, por edhe Mohamed Salah, do të duan ta harrojnë sa më shpejt. Në minutën e 16-të pamë diçka që Salah nuk ishte mësuar. Ai humbi një penallti, vetëm të dytën që nga mbërritja në Liverpool.

 

Dënimi për humbje e penalltisë erdhi në minutën e 59-të. Ademola Lookman kaloi në mënyrë perfekte në krahun e majtë dhe më pas me një goditje të bukur mposhti të pafuqishmin Alisson në portën e Liverpool-it. Pas ndeshjes, menaxheri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, tha se skuadra e tij mund të mos ketë pasur fat, por fakti është se ata nuk luajtën në nivelin e tyre.

"Ndoshta kur ta shikoj lojën përsëri, mund të shoh se thjesht nuk ishim me fat. Megjithatë, nuk jam i sigurt se do të jetë analiza ime. Të them të drejtën, nuk më pëlqeu asgjë, luajtëm shumë çuditshëm, me shumë raste që nuk shfrytëzuam. Ata patën një goditje në portë dhe në fund fituan tre pikë”, tha Klopp.

Ai vazhdoi më tej duke thënë se lojtarët e Leicester e meritonin të fitonin tre pikët për shpirtin e tyre luftarak.

"Ata luajtën një ndeshje jo të mirë kundër Manchester Cityt vetëm dy ditë më parë, por ata bënë më të mirën kundër nesh. Ata bënë një punë të shkëlqyer. Që ne luajtëm ashtu siç mund të luajmë, por nuk bëmë mjaftueshëm për të fituar. Shumë lojtarë ishin nën nivelin e tyre”, tha Klopp, duke shtuar:

“U bë e imja t'i kuptoj ato gjëra para ndeshjes, kush është në formë dhe të gjitha ato gjëra të rëndësishme... Kështu që shpesh këta djem më dhanë mundësinë të thosha 'wow, çfarë loje', por sonte është krejtësisht ndryshe. Nuk është, dukej mirë, nuk na ngjante dhe kjo është e vetmja gjë për të cilën duhet të mendojmë dhe të ndryshojmë. Gjithashtu do ta pranoj se Leicester e meritoi fitoren."

Liverpool regjistroi humbjen e dytë të sezonit dhe tani është gjashtë pikë prapa liderit Manchester City. Leicester u ngjit në vendin e nëntë.