India ngrin llogaritë bankare të Misionareve të Nënë Terezës pas disa akuzave

Në fillim të këtij muaji, AFP njoftoi  se policia indiane në Gujarat po hetonte nëse Misionaret e Bamirësisë i kishin detyruar vajzat që mbanin në strehë të varnin një kryq dhe të lexonin Biblën

Kryeministrja e Bengalit, Mamata Banerjee. ka shprehur tronditjen e saj nga lajmi se llogaritë bankare të organizatës Misionaret e Bamirësisë së Nënë Terezës ishin ngrirë të shtunën - Ditën e Krishtlindjeve.

Në postimin e saj në Tëitter pasdite, zonja Banerjee tha se ishte e rëndësishme të zbatohej ligji, por theksoi se "përpjekjet humanitare nuk duhet të komprometoheshin". Ajo kritikoi qendrën për mbylljen e llogarive bankare dhe që i la "22,000 pacientë dhe punonjës... pa ushqim dhe ilaçe".

"U trondita kur dëgjova se në Krishtlindje, Ministria e Unionit ngriu të gjitha llogaritë bankare të Misionareve të Bamirësisë së Nënë Terezës në Indi! 22,000 pacientët dhe punonjësit e tyre kanë mbetur pa ushqim dhe ilaçe. Ndërsa ligji është parësor, përpjekjet humanitare nuk duhet të komprometohen." ajo tha.

Zyrtarët në organizatën Misionarët e Bamirësisë kanë refuzuar të komentojnë në këtë moment. Gjithashtu nuk ka asnjë fjalë nga qendra për të shpjeguar pse, nëse llogaritë janë ngrirë, është marrë kjo masë.

Megjithatë, në fillim të këtij muaji agjencia e lajmeve AFP tha se policia në Gujarat po hetonte nëse Misionarët e Bamirësisë i kishin detyruar vajzat në një shtëpi strehimi atje të mbanin një kryq dhe të lexonin Biblën.

Zyrtari social i qarkut Mayank Trivedi tha për AFP se ankesa e tij bazohej në një raport nga autoritetet e mirëqenies së fëmijëve. Sipas tij, ishin 13 vajzat që u detyruan të lexonin tekstin fetar.

Misionaret e Bamirësisë, e themeluar në vitin 1950 nga e ndjera Nënë Tereza - një murgeshë katolike romake që jetoi dhe punoi në Kalkuta pjesën më të madhe të jetës së saj dhe fitoi Çmimin Nobel për Paqen – i mohoi të gjitha akuzat.