Zbulohet fortesë e madhe romake e ndërtuar nga Kaligula afër Amsterdamit

Kampi i fortifikuar për mijëra ushtarë mendohet se është përdorur nga perandori Klaudius gjatë pushtimit të Britanisë në shekullin e 43-të pas Krishtit

Një fortesë e madhe romake që besohet se ka luajtur një rol kyç në pushtimin e suksesshëm të Britanisë në shek. 43-të pas Krishtit është zbuluar në bregdetin holandez.

Një legjion romak prej "disa mijëra" ushtarësh të gatshëm për betejë u stacionua në Velsen, 20 milje larg nga Amsterdami, në brigjet e Oer-IJ, një degë e lumit Rin, sugjeron hulumtimi.

Dr. Arjen Bosman, arkeologu i këtij zbulimi, tha se provat tregonin se Velsen, ose Flevum në latinisht, ka qenë kastra (kështjella) më veriore e perandorisë e ndërtuar për të mbajtur një fis gjermanik, të njohur si Chauci, ndërkohë që si forca romake pushtuese u përgatitën të kalonin nga Bolonja në Francë drejt  plazheve jugore të Anglisë.

Kampi i fortifikuar duket se është krijuar nga perandori Kaligula (shek. 12 pas Krishtit deri në shek. 41 pas Krishtit) në përgatitje për përpjekjen e tij të dështuar për të marrë Britaninë, por më pas u zhvillua dhe u shfrytëzua me sukses nga pasardhësi i tij, Klaudius.

Bosman tha: “Ne e dimë me siguri se Kaligula ishte në Holandë pasi ka shenja me djegie në fuçitë prej druri të verës të inicialeve të perandorit, që na bëjnë të mendojmë se ato vinin nga oborri perandorak.

“Ajo që erdhi për të bërë Kaligula ishte përgatitja për pushtimin e Anglisë – për të pasur të njëjtën lloj arritjeje ushtarake si Julius Cezari – por për të pushtuar dhe për të qëndruar atje. Ai nuk mundi ta përfundonte punën pasi u vra në shek. 41 pas Krishtit dhe Klaudi e mori detyrën aty ku e la ai.