Mbretëresha Elizabeta uron Krishtlindjet, mesazhi i parë në publik pas humbjes së Princ Filip

Mbretëresha Elizabeta ka uruar Krishtlindjet, njëkohësisht duke nderuar dhe bashkëshortin e saj në mesazhin e saj të parë, që pas ndarjes së tij nga jeta.

Në postimin e Ambasadës Britanike në Tiranë, është shkëputur një pjesë nga fjalimi ku Mbretëresha Elisabet uron Krishtlindjet, duke i cilësuar ato si të vështira për ata që kanë humbur të dashurit e tyre.

Postimi i plotë i Ambasadës Britanike në Tiranë:

“Për mua dhe familjen time, edhe me një të qeshur që mungon këtë vit, do të ketë gëzim për Krishtlindje, pasi kemi mundësinë të kujtojmë…”

Në fjalimin e vitit 2021, Mbretëresha reflekton mbi jetën e Dukës së Edinburgut të ndjerë si dhe për jubileun e saj në vitin 2022.

“And for me and my family, even with one familiar laugh missing this year, there will be joy in Christmas, as we have the chance to reminisce…”

In her 2021 broadcast, The Queen reflects on the life of the Duke of Edinburgh, while looking ahead to her Platinum Jubilee in 2022.