Vaksinat anti-Covid, padi për gjenocid në Hagë kundër Bill Gates dhe Anthony Fauci

Me një dosje të mahnitshme prej 46 faqesh të depozituar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) më 6 dhjetor, një avokate e guximshme dhe shtatë aplikues të tjerë ngritën padi kundër Anthony Fauci, Peter Daszak, Melinda Gates, William Gates III, dhe 12 të tjerë për shkelje të panumërta të Kodit të Nurembergut.

Shkeljet përfshijnë krime të ndryshme kundër njerëzimit dhe krime lufte, siç janë përcaktuar nga Statutet e Romës, Nenet 6, 7, 8, 15, 21, 53.

Përveç katër të akuzuarve kryesorë, akuzohen edhe 12 të tjerë, përfshirë administratorët e kompanive kryesore të vaksinave dhe drejtuesit e shëndetësisë përgjegjës për Britaninë e Madhe:

Albert Bourla, CEO i Pfizer

Stephane Bancel, CEO i Moderna

Pascal Soriot, CEO i Astra Zeneca

Alex Gorsky, CEO i Johnson and Johnson

Tedros Adhanhom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH

Boris Johnson, Kryeministër i Britanisë së Madhe

Christopher Whitty, Kryekëshilltar mjekësor në Britaninë e Madhe

Matthew Hancock, ish Sekretar i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe

Sajid Javid, Sekretar i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe

June Raine, Shef Ekzekutiv për produktet mjekësore e të kujdesit shëndetësore në Britaninë e madhe

Dr. Ravid Shah, President i Rockefeller Foundation

Klaus Schwab, President i World Economic Forum

Dr. Ravid Shah, i cili ka punuar me Gates Foundation që më 2001, u emërua  “Lider i Ri Global” i World Economic Forum më 2007. Tani ai është president i Rockefeller Foundation, një grup që financon ID2020 bashkë me Gates Foundation.

Klaus Schwab, një gjerman djallëzor, me inteligjencë të mbrapshtë, me dy doktoratura në ekonomi dhe inxhinieri, është themeluesi i World Economic Forum, një klub për elitën më të pasur politike e të korporatave në botë. Ai është një delegues pushteti që ka përgatitur shumë presidentë, kryeministra dhe administratorë teknologjie që tani e shohin me nderim dhe besnikëri të patundur.

Shumë mendojnë se Schwab është ideatori i lëvizjes aktuale drejt kriptomonedhës, i identifikimit universal, dhe i një qeverie botërore (fashiste) që do të drejtohet në bashkëpunim e mënyrë totalitare me Kinën.

Avokatja Hannah Rose dhe shtatë aplikantët ngritën padinë për shkelje të Kodit të Nurembergut në emër të viktimave, të gjithë popullsisë së Britanisë së Madhe. Ajo e depozitoi padinë në ICC në Hagë, e njohur për historinë e gjatë të të ndihmuarit të viktimave që kërkonin shpagim për krimet e luftës, dhe për përcaktimin e linjave të duhura etike të sjelljes në luftë.

Pas krimeve të nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, gjyqet për krimet e luftës u mbajtën në Nuremberg, Gjermani. Në përfundim të tyre u zhvilluan një numër parimesh që në fund çuan në krijimin e Kodit të Nurembergut.

Këto parime në thelb thonë që kushdo, pavarësisht pasurisë apo pushtetit që ka, përfshirë edhe krerët e shteteve, nuk janë mbi ligjin. Fakti që ligjet në vendet e tyre mund t’ua lejojnë veprimet nuk i shfajëson para drejtësisë nën ligjin ndërkombëtar.

Në veçanti, eksperimentet mjekësore të kryera nga doktorët nazistë çuan në rregulla strikt dhe parime etike në lidhje me testimet shkencore humane në të ardhmen, përfshirë doktrinën e informacionit të nevojshëm dhe lirinë për t’iu nënshtruar ilaçeve eksperimentale pa shtrëngim apo kërcënim.

Siç e dimë të gjithë, para se të nisin procedurat e një operacioni kirurgjikal, ka një kërkesë ligjore dhe etike që pacienti duhet të njihet me rreziqet e mundshme, si infeksione, hemorragji, dëmtim nervash, e deri te vdekja. Pacienti zakonisht nënshkruan një formular miratimi pasi ka marrë këtë shpjegim. Po ashti, kur shkojmë për të marrë ilaçet, informohemi për rreziqet e mundshme anësore me një fletushkë brenda kutisë e zakonisht edhe pas një bisede me farmacistin.

Vaksinat nuk ka pse të jenë ndryshe, e megjithatë janë. Njerëzit që marrin vaksinën rrallë informohen se ka rrezik tromboze, hemorragji, tromboze cerebrale, miokarditis e vdekje, e megjithatë këto rreziqe ekzistojnë.

Avokatja Hannah Rose vë në dukje në Pikën 40 në padi se standardet etike të Kodit të Nurembergut i detyrojnë mjekët dhe prodhuesit farmaceutikë të zbatojnë parimet e tij. Rrjedhimisht, çdo mjek apo shkencëtar kërkimesh që zbulohet të ketë shkelur një nga dhjetë parimet e Kodit të Nurembergut përballet me akuza penale.

Në Pikën 43, ajo argumenton: “Kur krerët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kryeministri prezantuan vaksinën në Britaninë e Madhe dhe filluan vaksinimin e popullsisë, të vaksinuarit nuk u këshilluan që praktikisht po merrnin pjesë në një eksperiment mjekësor dhe miratimi i tyre ishte i domosdoshëm sipas Kodit të Nurembergut. Faktikisht ky është një eksperiment mjekësor te njerëzit i kryer pa miratim dhe informim, në një shkelje të hapur të Kodit të Nurembergut”.

Për kujtesë, doktorët nazistë kryen eksperimente mbi qenie njerëzore në kampet e përqendrimit pa miratimin e tyre, duke çuar në vuajtje të tmerrshme dhe vdekje.

Mësimi i nxjerrë nga Holokausti është se sa herë që doktorët bashkojnë forcat me qeverinë dhe devijojnë nga përkushtimi klinik, personal, profesional për të mos dëmtuar individin, mjekësia mund të shndërrohet nga një profesion shërues, humanitar, në një aparat vrasës. Holokausti dallohet nga gjenocidet e tjerë masivë pikërisht nga roli parësor i luajtur nga establishmenti mjekësor,

Padia në Hagë argumenton se vaksina anti-Covid në të vërtetë nuk është vaksinë por thjesht terapi gjenetike, ndaj pretendimet për vaksinim janë thjesht manipulime të publikut dhe keqprezantim i trajtimit klinik.