Italianët shpenzuan 2.5 miliardë euro për darkën e Krishtlindjes

Italianët kanë shpenzuar 2.5 miliardë euro për darkën e Krishtlindjes.

Shifrave është rritur me 38% krahasuar me një vit më parë, gjë që tregon një shenjë në kthimin e pjesshëm në rehati pavarësisht masave anti-covid.

Tendenca e shumicës dërrmuese të qytetarëve ka qenë të qëndrojnë në shtëpi dhe të gatuajnë, për familjen apo për miqtë dhe të afërmit më të ngushtë. 

Nuk mungonte vera e gazuar - Spumante konfirmohet si produkti i domosdoshëm për tetë në dhjetë italianë (84%), ndërsa panettone me 77%  të cilat janë bërë vetë në pothuajse gjysmën e familjeve (47%).

Menuja "kombëtare" - Shumica e tavolinave ishin të shtruara me menu të bazuara në produkte apo përbërës kombëtarë me një kosto të vlerësuar, prej 900 milionë eurosh për peshkun dhe mishin përfshirë mishrat e pjekur, 510 milionë euro për verën e gazuar, verën dhe pije të tjera, 260 milionë për ëmbëlsirat me panetone dhe bukë furre, 500 milionë për perime, konserva, fruta të freskëta dhe të thata, 180 milionë për makarona dhe 170 milionë për djathëra dhe vezë.