Çfarë duhet të dini para se të investoni në kriptomonedha - Këshilla nga bankierët e investimeve

Në të vërtetë, industria e kriptomonedhave është rritur me shpejtësi vitet e fundit, me vlerën e tregut të vlerësuar në triliona dollarë.

Në veçanti, nëntorin e kaluar tregu i kriptove arriti vlerën e të paktën 3 trilion dollarëve për herë të parë.

 Edhe pse kohët e fundit, shumë qeveri në mbarë botën, si dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, po e shikojnë botën e kriptomonedhave në një këndvështrim më pozitiv , ndërkohë ato vazhdojnë të paralajmërojnë investitorët duke i këshilluar të kenë kujdes. 

Një flluskë e mundshme do të çonte në mënyrë të pashmangshme në një destabilitet të ri financiar.

Sipas një sondazhi të fundit me 1000 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar, kriptovalutat ishin investimi i parë për 45% të pjesëmarrësve të moshës 18-29 vjeç . 

FMN, në raportin e saj vjetor mbi Stabilitetin Financiar Global, tha se ndërsa më shumë se 16,000 kriptovaluta të ndryshme janë listuar në bursa të ndryshme, vetëm rreth 9,000 mbeten aktive sot.

 

Disa zhvillues janë larguar ndërkohë që një pjesë e madhe e këtyre kriptomonedhave, gjithmonë sipas vlerësimeve të FMN-së, janë krijuar për qëllime thjesht spekulative.

Duke folur për CNBC, Finn Judel, një bankier investimesh 22-vjeçar, zbuloi se herën e parë që vendosi të vinte bast paratë e tij në kriptomonedhë, ai i humbi ato pasi doli më vonë se kriptomonedha ishte një mashtrim. 

Ai këshillon investitorët e rinj në terren, që të bëjnë një hulumtim të detajuar përpara se të investojnë para në këtë treg.

Sipas investitorit Myron Jobson, shumica e të rinjve sot nuk i kuptojnë rreziqet që kanë përpara. 

“Të rinjtë e fushës duhet të dinë se po, mund të fitosh para, por rrezikon të humbasësh gjithçka”, tha ai, duke shtuar se qytetarët nuk duhet të investojnë të gjitha paratë e tyre në një aset të vetëm, e lëre më në kriptovaluta. 

Evan Papageorgiou i FMN-së po bie zilen e alarmit, duke theksuar se kjo është një fushë që mbart shumë rreziqe.

 "Ka hakerë, mashtrime, pastrim parash dhe shumë të tjera," tha ai .

Këto janë pyetjet që, sipas tij, duhet t'i bëjë vetes para se të vendosë të investojë në ndonjë kriptovalutë.

A ka shumë asete ekipi themelues? A është e ndaluar shitja e të gjitha përnjëherë?
A po përpiqen të fitojnë para duke mbivlerësuar vlerën e aseteve të tyre?
Cili është qëllimi i tyre? A kanë ata diçka thelbësore për të ofruar në botën reale?