Kush është 26 vjeçarja që kërceu në mënyrë sensuale në prehrin e shefit të saj?!

Videoja ku ajo kërcente në prehrin e shefit të saj u bë menjëherë virale.Lexo këtu

Tashmë nënkoloneli Nick McGarry-t i janë hequr gradat ndërsa ndaj Vera Mekulit, 26 vjeç nuk do të merret asnjë masë.

Po kush është 26 vjeçarja që u bë virale në internet?

Vera Mekuli iu bashkua policisë në shkurtin e kaluar.

Ajo ka punuar më parë si agjente imobiliare në Big Apple shkruan gazeta britanike Daily Mail.

Në profilin e saj në Linkedln, të cilin tani e ka fshirë, 26 vjeçarja e përshkruan veten si ‘një person me motivim dhe vendosmëri të lartë’.

“Unë prirem të ndjek atë që dua dhe nuk ndalem derisa ta arrij. Nëse do të dështojë, do e provoj sërish. Suksesi nuk vjen pa dështim. Mësova që në moshë shumë të re se suksesi, pasuria dhe mundësitë nuk të jepen thjesht, por fitohen me punë dhe kohë. Unë jam përballur me çdo pengesë që më ka ardhur. Më pëlqen të ndihmoj të tjerët dhe gjithmonë i vendos të tjerët mbi veten time. Kam përballur çdo detyrë, çdo pengesë që më ka dalë' shkruante ajo në CV e saj në Linkedln

Më pas ajo citonte dhe kryeministrin britanik Winston Churchill: "Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal: është guximi për të vazhduar që ka rëndësi."

Mekuli lindi dhe u rrit në Bronx dhe ndoqi Kolegjin e Drejtësisë Penale John Jay.

Ajo nuk ka folur publikisht pas publikimit të videos, por babai i saj foli për New York Post, i cili tha se vajza e tij është shumë e zhgënjyer.

“Më tha: Babi kam bëri një gabim: Më vjen shumë turp për atë që bëra. Të turpërova ty dhe familjen time” është shprehur babai i 26 vjeçares.

Babai i 26-vjeçarit shtoi se synon të bëjë padi.