Një tjetër shtet miraton vaksinën e saj anti-covid për përdorim urgjent
Një muaj më parë Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca njoftoi se në Komisionin Parlamentar të Planit dhe të Buxhetit, ku u diskutua për buxhetin e minsitrisë së tij për vitin 2022, për vaksinën anti-covid vendas Turkovac është aplikuar për përdorim urgjent.
Pasi kaloi një muaj nga deklarata e ministrit turk erdhi lajmi që e gjtihë Turqia e priste me padurim.
Si rezultat i aplikimit të bërë në Agjencinë Turke të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (TİTCK), sot është dhënë zyrtarisht miratimi i përdorimit të urgjencës për TURKOVAC.
TURKOVAC është projekti më gjithëpërfshirës i zhvillimit të vaksinës në Turqi me 8 studime klinike të veçanta të kryera njëkohësisht.
Gjatë fazës së vlerësimit, kriteret si bilanci përfitim/rrezik i vaksinës, të dhënat klinike dhe përfitimet për shëndetin publik do të diskutohen sipas standardeve shkencore dhe ndërkombëtare.