Hakerët marrin nën kontroll të gjithë serverat ushtrisë belge
Ministria belge e Mbrojtjes është ballafaquar me një sulm të rëndë kibernetik, shkruan Politico.
Javën e kaluar është bërë e ditur se një pjesë e rrjetit kompjuterit – përfshirë serverët e posta elektronike, nuk ishin të aksesueshme.
Sulmi kibernetik ndodhi pas mungesës së sistemit mbrojtës që u zbulua gjatë javës së kaluar, e ushtria belge ka njoftuar se nuk dihet se kush qëndron prapa këtij sulmi.
Ministria belge e Mbrojtjes, ka njoftuar se të hënën sistemi i kompjuterëve ishte shenjester i një sulmi kibernetik, dhe se disa pjesë të sistemit të kompjuterëve janë paralizuar, raporton televizioni publik i Belgjikës – VRT.
Sulmi në ministrinë belge të Mbrojtjes erdhi si rezultat i një “vrime” të sigurisë në softuerin “Log4j”, e vetëm javën e kaluar u zbulua se ekziston ky problem.
Bëhet fjalë për një lëshim tejet të rrezikshëm në siguri, në pjesën që është I kapshëm për të gjithë programuesit. Kjo pjesë e kodit me emrin “Log4j” është shkruar kështu me qëllim që të përcjellë punën e softuerit.
U konstatua se hakerat munden lehtë të marrin nën kontroll tërë serverin, nëse në të është i instaluar softueri që përdor “Log4j”.