Video/ Kamerat e sigurisë filmojnë bashkëshortin duke e tradhëtuar, gruaja: Kur burri është i 'sëmurë'...

Një grua pretendon se e ka zënë bashkëshortin duke e tradhtuar me një tjetër, falë kamerave të sigurisë që janë vendosur para derës së shtëpisë, që e filmuan ate me tjetrën duke u puthur.

Një grua që deshi të mbetet anonime, por që jeton në Shtetet e Bashkuara, ka shpërndarë një video në TikTok që u bë virale, ku shihet burri i saj duke dalë nga shtëpia e disa momente më pas edhe një grua.

Ata madje në një moment puthen para derës së shtëpisë, duke harruar që kamerat e sigurisë po i filmonin.

Gruaja që tha se bashkëshorti i saj ishte pikërisht ai që i instaloi kamerat, ka thënë: “kur bashkëshorti i juaj është shumë i sëmurë për të shkuar për pushimet e planifikuara me familje”.​