Paris, arrestohet burri që mori peng një grua në një dyqan gjatë natës

Një burrë që kishte mbajtur peng një grua gjatë natës në një dyqan në Paris u arrestua mëngjesin e së martës. Incidenti, në një dyqan në Rue d'Aligre në lagjen 12 të Parisit, filloi rreth orës 15:30 të së hënës, sipas policisë.

Dy gra u mbajtën fillimisht peng, por njëra u lirua në orët e vona të mbrëmjes dhe Policia që deklaroi në atë kohë se "negociatat janë ende në vazhdim".

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin njoftoi në Tëitter rreth orës 8:15 të së martës se "pengmarrësi është arrestuar. Askush nuk u lëndua".

Sipas një burimi policor, pengmarrësi është një burrë 56-vjeçar, i cili u identifikua si një ish-magjistrat tunizian i njohur për policinë, që dikur i kishte rënë në qafë një mjekeje.

Pasi hyri në dyqan ai kishte kërkuar fillimisht të “fliste me Ministrin e Drejtësisë”, Eric Dupond-Moretti, sipas dy burimeve policore.

Stafi i Ministrit të DFrejtësisë tha se “ministri padyshim i informoi negociatorët se ishte në dispozicion të tyre”.