Infektimi me Omicron është jashtëzakonisht i shpejtë, sa hap e mbyll sytë, thotë shkencëtari

Një ish-anëtar i grupit shkencor Sage që këshillon qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar tha se shkalla me të cilën përhapet Omicron është kërcënim më i madh se sa ashpërsia e tij. Sër Jeremy Farrar i “Wellcome Trust” tha në BBC se Omicron po përhapet në mënyrë "të pabesueshme” shpejt dhe transmetimi është "jashtëzakonisht i lartë".

Sipas pikëpamjës së tij personale, shoqëria "mund të presë derisa të vendosen zyrtarisht më shumë kufizime". Por mënyra se si njerëzit sillen ndërkohë, mund të zvogëlojë nevojën për kufizime të ashpra.

Ai tha se do të ketë më shumë të dhëna nesër dhe nëse transmetimi dhe shtrimet në spital do të jenë ende në rritje, duhej të veprohej.

Ai vërejti se është transmetimi aq i shpejtë që e drejton ndikimin e këtij varianti të koronavirusit, më shumë se ashpërsia e sëmundjes që shkakton, pasi të shtruarit në masë mund të ushtrojnë shumë presion mbi sistemin shëndetësor.