Rezultoi pozitiv me Covid-19, Immobile mungon në ndeshjen kundër....

Ciro Immobile ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Sulmuesi i Lazios ndodhej në karantinë, pasi gruaja e tij Jessica ishte e infektuar me covid, dhe ka qëndruar larg skuadrës këtë javë.

Pasi mungoi në ndeshjen kundër Genoas, Immobile detyrohet që të mungojë edhe në sfidën e fundit të këtij viti që Lazio do të luajë në transfertë përballë Venezias.


Sulmuesi bardhekaltër është mirë edhe nuk ka simptoma. Pasi zbuloi se bashkëshortja ishte pozitive, ai kreu dy tamponë, të cilët dolën negative, por surpriza e hidhur erdhi në dy tamponët e fundit.

Fakti që Immobile ishte i vetizoluar prej disa ditësh për shkak të gruas, ka shpëtuar skuadrën e Lazios, që tashmë duhet të kryejë vetëm kontrollet rutinë.