Probleme me Hysajn, mbrojtësi mbyll vitin para kohe

Në Itali bëjnë të ditur se mbrojtësi kuqezi, mund të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit që kanë lacialët në Serinë A për vitin 2021.

Në mesjavë, Lazio përballet me Venezian dhe do të dëshironte që të merrte një fitore për të mbyllur sa më mirë një vit kalendarik me shumë luhatje.

Por ekipit do t’i mungojë me shumë mundësi Immobile (i izoluar pasi ka rezultuar pozitiv ndaj COVID bashkëshortja e tij) si dhe Hysaj.

Mbrojtësi ka pasur probleme muskulore në kofshën e djathtë dhe nuk ka zhvilluar pjesën taktike të stërvitjes me ekipin, duke punuar veçmas.

Në këtë mënyrë, Hysaj shihet si një mungesë e sigurt për këtë ndeshje, pasi klubi nuk do të dëshironte kurrsesi që të rrezikonte gjendjen e tij.

Ndaj ai pritet të kthehet vetëm për ndeshjen e 6 janarit ndaj Empolit.