Departamentit të Shtetit, amerikanëve: Mos udhëtoni në Ukrainë, rrezik nga pushtimi rus

Departamenti Amerikan i Shtetit këshilloi qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë në Ukrainë për shkak të kërcënimit të madh të pushtimit rus të atij vendi.

Qeveria amerikane, e cila më parë e renditi Ukrainën të katërtin, kategorinë më të lartë të rrezikut për shkak të pandemisë së koronavirusit, tha në udhëzimet e rishikuara për udhëtarët se “qytetarët amerikanë duhet të jenë të vetëdijshëm për raportet se Rusia po planifikon veprime të rëndësishme ushtarake kundër Ukrainës”.

Kërcënimi i një shpërthimi konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës është përshkallëzuar javët e fundit. Shtetet e Bashkuara dhe NATO akuzojnë Rusinë për grumbullimin e trupave pranë kufirit me Ukrainën.

Moska, nga ana tjetër, po bën thirrje për t’i dhënë fund zgjerimit të NATO-s drejt lindjes dhe kohët e fundit ka kërkuar garanci sigurie nga Aleanca në këmbim të de-përshkallëzimit të situatës në kufirin e Ukrainës.