Rinovimi po vonon, Barcelona ultimatum Dembeles

Barcelonës ka nisur negociatat me Ousmane Dembele, lidhur me kontratën e re.

Anësori francez akoma nuk ka dhënë përgjigjen e tij finale nëse do të rinovojë ose jo.

Barca në anën tjetër i ka ofruar një kontratë që vlerëson pagën në bazë të numrit të paraqitjeve.

Gjithë kjo situatë ka bërë që vendimi të shtyhet deri në këtë pikë.

“Mundo Deportivo” tashmë raporton se Barca i ka dhënë ultimatum lojtarit francez që të marrë vendimin e tij deri më 26 dhjetor.

Dembele duhet të tregojë nëse do të rinovojë kontratën ose nëse dëshiron aventurë të re.

Xavi Hernandez dhe pjesa tjetër e bordit kanë humbur durimin me situatën.